MENU
klinika

Dominon ende pagesat

Paraja cash i reziston teknologjisë

09.11.2018 - 17:32

Shumë kompani po përpiqen të krijojnë një ekonomi të pagesave dixhitale, por përballen me konkurrencë të fortë nga valutat tradicionale. Zhvillimet në teknologjitë e reja, si kartat bankare pa kontakt dhe realiteti i shtuar, do të nxisin transaksionet “pa para në dorë”, në të ardhmen. Megjithatë, studimi theksoi, gjithashtu, se paraja ‘cash’ mbetet metoda kryesore e pagesave.

Banka Qendrore Europiane bëri të ditur në një raport se, shumica e njerëzve në Eurozonë kanë përdorur para “cash” për të paguar për mallra dhe shërbime, kryesisht për produktet me vlerë të ulët, poshtë 15 eurove.

Megjithatë, në vitet e fundit, forma të reja të pagesave në rrjet janë zhvilluar, përfshirë portofolet në celularë dhe kriptovalutat. Por, zëvëndësimi i parasë “cash” do të kërkojë kohë dhe do të jenë njerëzit që kanë lindur pas vitit 1980 që do ta drejtojnë këtë ndryshim.

Ekzistojnë 3 gjëra që kompanitë e pagesave duhet të arrijnë për të bindur njerëzit që të zëvëndësojnë paranë “cash” me metoda dixhitale. Sipas PayPal, siguria vjen në vend të parë, ndjekur nga privatësia dhe besueshmëria. Me para fizike, pjesa më e madhe e transaksioneve ndodhin në mënyrë direkte, nëpërmjet blerësit dhe shitësit e për rrjedhojë, pagesa është e sigurt dhe private. Por, nëpërmjet pagesave dixhitale, përdoruesit kërkojnë të dinë nëse paraja e tyre është e sigurtë dhe se mënyra se si shpenzohet është private.

Sipas ekspertëve, një shërbim i besueshëm i pagesave përbën një avantazh konkurrues për kompanitë dhe se konumatorët do të bëjnë gjykimet e tyre, bazuar në lehtësimin e përdorimit, performancës dhe rrjetit. Transaksionet fiktive në rrjet, depërtimi në të dhënat dhe çështjet e privatësisë do të “gërryejnë” besimin e përdoruesve në pagesat dixhitale dhe shërbimet e tjera të teknologjisë financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN