Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi do lehtësojë komunikimin dhe qarkullimin e qytetarëve si dhe do ketë një linjë transporti liqenore Zogaj-Mali i Zi.
Në seancën e sotme të Kuvendit një nga pikat e diskutimit është pr.ligji për “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skopje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjereve në Liqenin e Shkodrës”.
“Pika kufitare Zogaj do të ketë akses më të madh për turistët ne Liqenin e Shkodrës. Do ketë një linjë transporti liqenor Zogaj-Mali i Zi. Pika kufitare do ketë një ndërlidhje me trevat shqipfolëse. Transporti i pasagjerëve do të bëhet përmes Liqenit të Shkodrës”- tha Ditmir Bushati.