MENU
klinika

Deklarata e Haradinajt

‘Pas liberalizimit të vizave, nuk do të ik askush’

17.11.2018 - 17:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të ik nga vendi nëse liberalizohen vizat.

Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për me krijuar huti dhe për të penguar procesin e liberalizimit.

Sipas Haradinajt Kosova i ka përmbushur krejt kushtet e paraqitura më herët duke shprehur besimin se Këshilli i ministrave të BE-së e kalon këtë çështje.

Kjo është fushat e qëllimshme vetëm me krijua huti, me krijua po them ashtu argumente kundër dhënies së liberalizimit, nuk ik asnjë njeri prej këtij vendi. Njerëzit e Kosovës e dojnë më shumë vendin e vet, zori i ka detyruar në të kaluarën. Shkojnë, qarkullojnë, bëjnë partneritet, ekonomi janë shkëmbime, janë student, janë intelektual, janë sportist, janë familjarë që shkojnë me i takua të vetit. Ndokush e gjen edhe ndonjë vend pune, por ato janë leje tjera. Pastaj nuk është se ki të drejtën me lëviz që nënkupton edhe vend pune. Nëse gjen vend të punës bënë kontratë,vjen në shtëpi ta dërgojnë kontratën është diçka tjetër. Leje qëndrimi janë leje tjera, i mundëson liberalizimi ato se ti mundesh me ra në kontakt me kompani, shkon si vizitor por ti bie në kontakt dhe gjen një vend pune, edhe është normal ajo. Por, ajo nuk është as azil, as emigracion, as krim, ajo është shkëmbim”, thotë Haradinaj.

Ndryshe, Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave./Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’