MENU
klinika

Jetë aktive

Përfitimet e zemrës nga ushtrimet fizike!

03.11.2018 - 10:41

Ka disa përfitimet nga ushtrimet fizike për një zemër më të fuqishme.

Zemra e personit me aktivitet të rregullt fizik mund të pompojë më tepër gjak brenda 1 minute sesa zemra e një personi që e kalon jetën ulur. Zemra punon me efikasitet më të madh mekanik.

Më tepër oksigjen mbartet deri në muskuj, prandaj muskujt mund të veprojnë me efektshmëri më të madhe dhe për një kohë më të gjatë.

Te personat që kanë arritur formë të mirë, pulsi është më i radhë në qetësi. Pas ushtrimeve ose situatave stresuese emocionale, pulsi rritet më pak krahasuar me pulsin e njerëzve me formë të dobët fizike.

Ky efekt pozitiv në puls, mund të ofrojë një lloj mbrojtje nga sulmet e zemrës.
Shumë ekspertë besojnë se vdekja e befasishme, nga sulmi në zemër është pasojë e dobësimit të menjëhershëm të punës së zemrës.

Ndikimi i aktivitetit fizik në ruajtjen e zemmrës dhe të enëve të gjakut vjen pjesërisht nga efekti i tij pozitiv në nivelin e yndyrave në gjak.

Këto ndryshime përfshijnë zvogëlimin e lipoproteinave të densitetit të ulët (LDL, Low – density lipoproteins), dhe shumë të ulët, si dhe të kolesterolit në gjak, të cilat shkaktojnë fortësinë e arterieve (arteriosklerozën).

Aktiviteti i rregullt fizik rrit po ashtu lipoproteinat e densitetit të lartë (HDL), dhe kjo rritje zvogëlon përqindjen e vdekjeve nga sëmundja e zemrës.

Presion më të ulët të gjakut

Njerëzit që janë fizikisht aktiv, presionin e gjakut e kanë më të ulët sesa njerëzit jo aktiv, bashkë me ndryshimin e shprehive të tjera, siç janë: kufizimi i marrjes së kripës, zvogëlimi i peshës trupore dhe kontrolli i stresit- aktiviteti fizik përdoret edhe për mjekimin e presionit të lartë të gjakut.