Kjo ekspozitë erdhi edhe si një përkujtim në kuadër të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së parë Botërore dhe u realizua nga Arkivi Digjital Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe muzeun e qytetit.
Pikënisja e kësaj ekspozite ishte një artikull i marrë nga arkivi i Vjenës për festimet e 28 Nëntorit të vitit 1917 në qytetin e Elbasanit.
Ekspozita “Elbasani në vitet 1916 – 1918” tërhoqi jo vetëm vizitorë nga Elbasani por edhe turistë e studentë nga qytete të tjera. Për ata që e vizituan kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për të rikujtuar një pjesë të historisë.
Për 4 ditë qytetarët patën mundësinë të njihen me historinë, infrastrukturën e kulturën e Elbasanit përmes fotove të marra nga Arkivi i Vienës. Kjo ekspozitë u realizua nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Qazim Sejdini.