MENU
klinika

Ekzistencializmi humanist

Përvjetori i Albert Kamy dhe madhështia e tij

07.11.2018 - 12:34

Sot është 105 vjetori i lindjes së Albert Camus(Albert Kamy). Lindi më 7 nëntor të vitit 1913 në Mondovi të Algjerisë. Shkrimtar, filozof, publicist, dramaturg, eseist, marksist dhe majtist në teoritë e tij politike punoi gjithë jetën e tij për revoltën kundër dhunës, shtypjes, tiranisë, dhunës së jashtme dhe të brendshme, absurdit, diktatit.

 

E brendshmja e tij nxirrte vrullin tek motoja ‘’Revoltohem sepse ekzistoj’’. Ai nëpërmjet publikut shqiptar njihet prej një stili krejt të veçantë dhe unik. Pasues i rrymës së ekzistencializmit dhe një nga përfaqësuesit më të fortë të saj. Mendimi i tij ngjizet nga një lloj ekzistencializmi marksist kundër diktaturave, kundër shtypjes, kundër antihumanizmit të shekullit të XX. Ai lloj mendimi për lirinë njerëzore, të vërtetën.

Mendimi i majtë pati një mbështetje për thellësinë e mendimit të tij në letërsi dhe filozofi. Ai studioi filozofi.

Krijimtaria e tij e gjerë përfshi pjesë teatrale, romane, novela, poema dhe ese, ku autori zhvillon kryesisht temat e absurdit dhe revoltës si kundërpërgjigje e qenies.

Në vitin 1957 si personalitet i shquar është fitues me çmimin Nobel për Letërsi me temë “Për prodhimin e tij të rëndësishëm letrar, i cili me qartësi serioze ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohës tonë”.

Ai ishte kundra gjithë universit në qëndresën e tij për ekzistecën e njeriut, kundra padrejtësive, kundra absurdit, kundër kësaj force që ndonjëherë njeriut i shpallet që në lindje për t’u përballë.

“Nëqoftëse Natyra e dënon me vdekje njeriun, ky të paktën nuk duhet ta bëjë këtë gjë.” Në pesimizmin tij ai gjente gjithmonë forcë t’i shpallte botës ringjalljen e humanizmit. Disa nga librat e tij janë:

“Vdekja e lumtur”, të cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli dhe ia botoi vajza në vitin 1994. Viti 1937 boton librin “E mbrapshta dhe e mbara” me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton libër me ese “Dasma”. Në 1942 me botimin e esesë filozofike “Miti i Sizifit”, që ai krijoi famën e  tij. Më pas boton romanin “I Huaji”, pasqyrë qenien kundër vuajtjes. Në vitin 1944 vjen me dramën “Kaligula”, me 1944, ku përshkron aq bukur patologjinë frenetike.

Gjithashtu me dramën tjetër është “Të drejtët”. Vepra të tjera të tij janë eseja “Mendime për gijotinën”, romani “Murtaja” që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku mendimi i tij për forcën e ekzistencialimit së qenies njerëzore kundër dhunës që krijohet në një esencë të përqëndruar.

Botimi i esesë “Njeriu i revoltuar” me 1951, hidhet kundër një lloj ideologjie komuniste të totalitarizuar. Dhe në fund zymtësia e tij hidhet si tis pesizmi në romanin ku shprehet edhe mëkati i njeriut si i pandreqshëm.

Kamyja i zgjeroi interesat, duke lexuar klasikët francezë, si dhe shkrimtarët bashkëkohorë, midis tyre Andre Zhid, Henry de Montherlant, Andre Malraux.

Shkrimet e tij, të cilat i drejtoheshin kryesisht izolimit të njeriut në një univers të huaj, largimi i individit nga vetja, problemi i së keqes dhe përfundimi i ngutshëm i vdekjes, pasqyron në mënyrë të saktë tjetërsimin dhe zhgënjimin e intelektualit të pasluftës.

Kamy argumentoi gjithashtu domosdoshmërinë e mbrojtjes së vlerave të vërteta të rrymës së humanizmit. Ishte një stilist unik i fjalës me një racionalitet të rrallë dhe me një pastërti kuptuese mbreslënëse.

Përfshirja në Rezistencën franceze e bëri të shkruante në gazetën “Combat”. Po ashtu, si aktivist mori pjesë në debatet intelektuale dhe politike të periudhës së pasluftës.

Po ashtu përshtati pjesë nga Calderon, Lope de Vega, Dino Buzzati, si dhe “Rekuiem për një murgeshë” të Ë. Faulkner. Dashuria për teatrin dallohet me anëtarësimin e tij në “L’Equipe”, një grup teatror algjerian, “krijimi kolektiv” i të cilit “Révolte dans les Asturies” (1934) u ndalua për arsye politike.

Si humanist i madh ka qenë kundra bombave atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki, kundërshtoi shtypjen me gjak të rebelimit antikomunist nga sovjetikët me tanqet e saj në Hungari në vitin 1956.

Ai ishte gjithmonë kundra kundrejt çdo gjejë kundra njeriut.

Lufta e tij kundër të keqes, tiranisë dhe diktatit nuk u nda kurrë, ai dhe armata e tij e fjalëve kundër çdo lloj shtypje të lirisë e mbyllën rrugëtimin e tij në 4 janar më 1960 nga një aksident.

Thënie dhe aforizma të famshme nga Albert Kamy

“Ji realist, kërko të pamundurën”.

“Absurdi lind nga ballafaqimi i pyetjes së njheriut dhe heshtjes së pashpjegueshme të botës”.

“Kemi mësuar, se nuk mund të pranojmë asnjë konceptim optimist të ekzistencës, asnjë lloj përfundimi të lumtur të dramës së historisë. Megjithatë, nëse besojmë se të qenit optimist është një marrëzi, dimë gjithashtu se të shpallesh pesimist për mundësinë e veprimit midis njerëzve për të zvogëluar të këqijat që na shtypin dhe për të siguruar ndonjë të mirë, është një burracakëri”.

“Në emër të kujt gjykojmë, ne që gjykojmë?”.

“Politika dhe e ardhmja e njerëzimit mbushen nga njerëz pa ideale dhe pa madhështi. Njerëzit që kanë brenda vetes madhështinë dhe idealet nuk merren me politikë”.

“Madhështia e njeriut është në vendimin për të qenë më i fortë se gjendja e tij”.

“Nuk dua të jem një gjeni: kam boll probleme duke u përpjekur të jem thjesht njeri”.

“Për të luftuar kundër abstraktes, duhet paksa ngjashmëri”.

“Bukuria është arti i të thënit “po” pa kërkuar një pyetje të qartë”.

“Humnera që ekziston midis sigurisë që kam për ekzistencën time dhe përmbajtjen që përpiqem t’i jap kësaj sigurie, nuk do të mbushet kurrë”.

“Dashuria e vërtetë është e jashtëzakonshme, dy ose tri herë në një shekull apo më shumë. Pjesa tjetër, kotësi ose mërzitje”.

“Në këtë botë, një njeri pa etikë është një bishë e humbur”.

“Intelektuali është dikush, mendja e të cilit vështron vetveten”.

“Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule”.

“Bukuria është e padurueshme, na çon në dëshpërim duke na sjellë për një minutë shkëlqimin e një përjetësie të cilën do të donim ta kishim gjithë kohës”.

“Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë”

“Mos ec pas meje, nuk jam prijës. Mos ec para meje, nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im”.

“Integriteti nuk ka nevojë për ligje”.

“Askush nuk e kupton se disa njerëz shpenzojnë energji të jashtëzakonshme për të qenë normalë”.

“Bujaria e vërtetë ndaj së ardhmes është t’i japësh gjithçka të sotmes”.

“Çfarë është lumturia, përveçse harmonia e thjeshtë mes njeriut dhe jetës që njeriu bën”.

(Përshtati Eugent Kllapi)