MENU
klinika

Nostalgji fëminore

Përvjetori i krijuesit të ‘Tom Sojerit dhe …’

30.11.2018 - 16:02

Si sot në vitin jo të afërt 1835, lindi shkrimtari i madh Samuel Langhorne Clemens i cili njihet me emrin Mark Twain, shkrimtar dhe humorist amerikan. Ai ishte fëmija i gjashtë nga 7 fëmijët që ishin gjithsej, prej të cilëve vetëm 3 mbijetuan.

Shquhet më tepër për novelën kryevepër “Aventurat e Tom Sojerit dhe Hakëlberri Finit”, një roman i përshtatshëm për moshat adoleshente, roman që është cilësuar edhe si ‘Great American Novel’.

Mark Twain lindi në Florida, Missouri dhe kur ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”.

Kur Twain ishte 11 vjeç, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit më vonë ai u bë daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi të punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazetë që posedohej nga vëllai i tij.

Kur ishte 18 vjeç, ai e la Hannibalin dhe punoi si shtypës në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik të posaformuar, bashkimit të shtypësve dhe gjatë mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata më të gjera sesa në shkollën tradicionale.

Ndërkohë që punonte si daktilograf dhe reporter ai shkroi historinë humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u bë aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombëtar.

Ai arriti sukses mjaft të madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin të vlerësuara prej shumë kritikëve dhe letrarëve. Ishte shok me presidentë, artistë, industrialistë të ndryshëm.

Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës së tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “Babai i literaturës amerikane”.

Twain ka qenë i apasionuar pas shkencës dhe kërkimeve shkencore. Ai pati një shoqëri të afërt dhe të gjatë me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohë së bashku në laboratorin e Teslës. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), një film me metrazh të shkurtër.

Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt të vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shumë socialistë dhe aktivistë për të drejtat e grave dhe barazi shoqërore.

Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me të cilin pati shoqëri për një periudhë të gjatë kohe.

Ata kishin 3 vajza: Susy, Clara, Jean dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri më 1904 kur Olivia vdiq. Të gjithë anëtarët e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Twain kaloi në një periudhe depresioni të thellë, e cila filloi më 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjiti. Vdekja e Olivias më 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Më 20 maj të vitit 1909 miku i tij i ngushtë Henry Rogers vdiq papritmas.

Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi të gjitha pronat e saj në San Francisko nga tërmeti.

Twain formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, ‘the Angle Fish dhe Aquarium Club’. Shumica e anëtareve ishin të moshës 10-16 vjeç. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatro si dhe për të luajtur lojëra.

Universiteti i Oksfordit e nderoi më 1907 Twain me një dokoratë nderi për shkrimet e tij. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “Mark Twain dhuroi kënaqësi dhe gëzim të vërtetë intelektual për miliona njerëz dhe puna e tij do të vazhdoj të dhurojë kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë…

Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera. Ai ka dhuruar një pjesë të pavdekshme të literaturës Amerikane.

Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varros pranë familjes së tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike.

Vepra e tij ndahet përgjithësisht: Përshtypjet e udhëtimit; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme; Narracionet satirike të ambientuara në Mesjetë dhe Rilindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB