Akuzat për korrupsion në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan, kanë pushuar për ish kreun e Autoritet Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjikës. Gjykata vendosi ndaj tij vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhikës i është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.
Në lidhje me këtë, Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.
Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike.