Kur dy parti politike të kundërta mendojnë se po fitojnë, njëra prej tyre zakonisht është e gabuar. Kjo është ekzaktësisht situata në Amerikë, pasi Demokratët fituan Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët Senatin.
Të dyja palët kanë qëndrime të kundërta për sa i përket çështjes më të diskutuar gjatë gjithë udhëheqjes së Trump: imigracionit. Shumica e republikanëve u përpoqën ta shmangnin këtë çështje, ndërsa demokratët thuajse e shpërfillën totalisht atë. Kush kishte të drejtë?
Wannabes, Lou Barletta dhe Corey Stewart, kandidatët e Senatit në Pensilvani dhe Virxhinia, dhe Kris Kobach, kandidat republikan për guvernator në Kansas, humbën që të gjithë. Edhe demokratët Andrew Gillum dhe Beto O’Rourke, që dëshironin të riorganizonin Agjencinë e Imigracionit dhe Doganave, humbën gjithashtu.
Sondazhet treguan se gjysma e votuesve i pëlqente politikat e imigracionit të zotit Trump, dhe e mbështesnin atë. Askush nga demokratët nuk mendonte se sulmi i fundit i Trump, që përfshinte edhe dërgimin e një ushtrie të vogël për të mbrojtur Amerikën nga disa azilkërkues në Honduras, kishte dëmtuar partinë e tyre.
Qëndrimet ndaj emigracionit, luajnë një rol të madh për sa i përket fushatës dhe votimeve. Në Indiana Joe Donnelly deklaroi se mbështeste idenë e ndërtimit të mureve kufitare, po kështu edhe Claire McCaskill, dhe megjithatë të dy humbën.
Nuk mund të thuhet se kjo ishte arsyeja për humbjen e tyre, por gjithsesi ndikon shumë. Pse votuesit në Virxhinia Perëndimore, ku emigrantët janë shumë të rrallë, shqetësohen aq shumë për ta? Ky shembull tregon çështja se është kthyer në shqetësim për të gjithë.
Në duart e një oportunisti si Trump, imigrimi është pothuajse një problem politik. Është një mjet për të fituar pushtetin.
Republikanët pohojnë se, përkundrazi, janë demokratët ata që e shfrytëzojnë çështjen për qëllime politike. Demokratët janë më të prirur të diskutojnë mbi të drejtat e emigrantëve sesa për muret kufitare. Hillary Clinton mezi i përmendte ato në vitin 2016. Megjithatë, teoria se demokratët po përpiqen të nxisin emigracionin e paligjshëm për të turbulluar elektoratin e tyre, është një fantazi.
Gabimi kryesor i demokratëve lidhur me emigracionin, është se ata e kanë parë atë kryesisht si një problem politik, që zgjidhet me kompromis dypartiak. Ndërkohë, presidenti nuk dëshiron një marrëveshje dypalëshe.
Duke injoruar imigracionin, demokratët po e lejojnë Trumpin të fitojë, dhe kur të ketë zgjedhje në vitin 2020, sulmet do të jenë edhe më të ashpra. Ata duhet ta rishikojnë çështjen, duhet të kuptojnë që një parti që nuk flet për emigracionin si një çështje sigurie dhe humanitare, është e papranueshme në pjesën më të madhe të Amerikës. Toleranca zero për imigracionin e paligjshëm dhe gatishmëria për të përshpejtuar përpunimin e kërkesave për azil mund t’i ndihmojë demokratët. Kështu që është koha që ata ta marrin këtë çështje seriozisht…
Nga The Economist