MENU
klinika

Kujdes me këto makina

Probleme me airbag/ Tërhiqen nga tregu 1 milion makina

03.11.2018 - 21:29

Kompania japoneze e automjeteve, Toyota do të tërheqë nga tregu 1 milion makina në të gjithë botën për shkak të problemeve me airbag.

Sipas kompanisë, airbag-ët mund të hapen vet pa pasur shkak ose nuk funksionojnë gjatë një përplasje.

Bëhet fjalë për automjete të ndërtuara nga Korriku i vitit 2002 deri në Qershor të vitit 2015. Këto makina që kanë probleme me airbag janë të modeleve të ndryshme.

kujdes me keto makina-konica.al
kujdes me keto makina-konica.al

Sipas Toyota, një qark i shkurtër elektrik mund të shkaktojë dëmtime duke çaktivizuar airbag.

Pronarët e automjeteve do të njoftohen në Dhjetor, kurse pikat e autorizuara të shitjeve do t’u dërgohen pjesët zëvendësuese të airbag-ëve.

Toyota nuk bëri me dije nëse ky problem ka shkaktuar aksidente apo pasoja të tjera.