MENU
klinika

Vizat për Kosovën

‘Procesi i vizave po politizohet’

13.11.2018 - 15:09

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një deklaratë Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.

Jam e shqetësuar me disa zhvillime dhe deklarata lidhur me liberalizimin e vizave, siç ishte ajo e kancelarit austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Është e papranueshme sesi disa politikanë po mundohen që të politizojnë edhe më tutje procesin, duke imponuar kushte të reja dhe në këtë mënyrë të vonojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Fajon.

Ajo e ka quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, megjithatë Bashkimi Evropian nuk po vepron.

Në një vizitë të realizuar më 6 nëntor në Prishtinë, kancelari austriak Sebastian Kurz, ka thënë se ende ka shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së pritet të mbahet në dhjetor të këtoj viti, ndërkaq ende mbetet e paqartë nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!