23.11.2018 - 10:23
Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit merret në dëgjesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai aktualisht është prokuror i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.
Besnik Cani nuk është një emër i panjohur në drejtësi. Në vitin 2015 Cani largohet nga posti i drejtuesit në Prokurorinë e Shkodrës duke u transferuar në atë të Elbasanit.
Prokurori gjithashtu është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa pas shqyrtimeve dhe kontrolleve, KPK do të marrë vendimin nëse Cani i plotëson kriteret ose jo.