MENU

Nga The Economist

Pse të rinjtë amerikanë duhet të votojnë patjetër?

05.11.2018 - 16:58

Në ditën e dhjetëvjetorit të zgjedhjes së tij si president, Barak Obama u kthye në “vendlindjen” e tij të. Por Obama ishte në Universitetin e Illinois në Çikago më 4 nëntor, për t’iu “lutur” popullit të Çikagos, veçanërisht studentëve të universitetit, për të votuar në zgjedhjet afatmesme, të cilat ai tha se mund të ishin “zgjedhjet më të rëndësishme të jetës së tyre”.

Të dy presidentët Donald Trump dhe Obama ditët e fundit i janë lutur qytetarëve që të shkojnë në votime. Obama tha se do të ishte “thellësisht e rrezikshme” që të rinjtë të mos votonin fare. Edhe Trump u duk tepër i shqetësuar në mitingjet në Gjeorgji dhe Tennessee.

Më 29 tetor, Instituti i Politikave në Shkollën e Harvardit publikoi rezultatet e studimit të saj  me 18- 29 vjeçarët, i cili tregon se krahasuar me 2010 dhe 2014, të rinjtë amerikanë kanë më shumë gjasa të votojnë në vitin 2018.

Në përgjithësi, 40% thonë se me siguri se  do të votojnë në zgjedhjet afatmesme. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes së votuesve të rinj në zgjedhjet e kaluar ishte 21% në 1986 dhe 1994, sipas të dhënave.

Në Teksas, 332,000 votues nën moshën 30 vjeç kanë votuar, gati pesëfish krahasuar me zgjedhjet afatmesme në 2014, sipas TargetSmart. Në Nevada, numri i votuesve të rinj që kanë votuar tashmë është gjithashtu pesë herë më e lartë se votimet e fundit. Pjesëmarrja e votuesve të rinj në Gjeorgji është katër herë më e lartë se në vitin 2014.

Universitetet në të gjithë Amerikën janë përpjekur të nxisin të rinjtë për të votuar. Universiteti i Çikagos rezulton universiteti me përqindjen më të lartë të studentëve që kanë thënë se do të votojnë, me 70.6%. Harvardi është i dyti me 38.4% dhe Kolegji Pomona në Kaliforni i treti me 36.7%.

A mund të bëjnë të rinjtë një ndryshim të rëndësishëm? Demokratët tentojnë të tërheqin votuesit e rinj më shumë sesa republikanët. Sipas sondazhit të Harvardit, rreth 59% e të rinjve  thonë se ata kurrë nuk do të votonin për Trump. Nuk është për t’u habitur as që Obama zgjodhi një universitet për një nga mitingjet e tij të fundit të fushatës dikur.

The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN