MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pushteti i Trump po zbehet/ Rreziqet që i kanosen Amerikës…

13.11.2018 - 17:15

Muajt ​​e ardhshëm mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për Amerikën dhe botën. Ndërkohë që pozita politike e presidentit Donald Trump dobësohet dhe pengesat me të cilat ai përballet rriten, shëndeti i tij mendor përbën një rrezik gjithnjë e më të madh.

Presidenca e Donald Trump ka vënë në pikëpyetje dilemën nëse një president ekstremist do të jetë në gjendje të zbatojë axhendën e vet politike kundër vullnetit të shumicës së amerikanëve. Deri tani përgjigjja ka qenë jo, dhe zgjedhjet afatmesme  e kanë treguar këtë. Megjithatë, frustrimet në rritje të Trump mund të sjellin pasoja potencialisht shqetësuese për demokracinë amerikane dhe botën.

Asnjë nga politikat ekstremiste të Trump nuk ka marrë mbështetje. Publiku kundërshtoi shkurtimin e tatimit të korporatave vitin e kaluar, murin kufitar me Meksikën, vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe rritjen e tarifave për Kinën, Evropën dhe të tjerët.

Trump është përpjekur të zbatojë agjendën e tij duke përdorur tri mënyra. E para ka qenë të mbështetet në shumicën republikane për të miratuar legjislacionin edhe kur ka patur kundërshtime. Kjo mënyrë funksionoi me shkurtimin e taksave për korporatat, por dështoi me përpjekjen për të shfuqizuar Obamacare.

Mënyra e dytë ka qenë përdorimi i urdhrave ekzekutivë për të anashkaluar Kongresin. Trump në mënyrë të përsëritur tejkalon autoritetin e tij, dhe gjykatat vazhdojnë të kundërshtojnë përsëri.

Mënyra e tretë ka qenë të ketë opinionin publik nga ana e tij. Sidoqoftë, referuar shifrave të fundit,  54% e amerikanëve  nuk kanë më besim tek Trump.

Në zgjedhjet afatmesme, të cilat vetë Trump i përshkroi si një referendum mbi presidencën e tij, kandidatët demokratë ia kalonin  kundërshtarëve të tyre republikanë. Në garat e Shtëpisë, demokratët morën 53.314.159 vota, krahasuar me 48.439.810 për republikanët.

Megjithatë, republikanët mbajtën Senatin, ku secili shtet përfaqësohet nga dy senatorë.

Megjithatë, pa kontroll të Shtëpisë, Trump nuk do të jetë më në gjendje të nxjerrë ndonjë legjislacion të papëlqyeshëm. Në frontin ekonomik, justifikimet e rreme të Trump për ngritjen e tarifave do të sfidohen gjithashtu politikisht dhe ndoshta në gjykata.

Por Trump do të jetë në gjendje të vazhdojë emërimin e gjyqtarëve federalë konservatorë dhe ka shumë të ngjarë të fitojë konfirmimin e tyre në Senatin me shumicë republikane. Trump, ashtu si paraardhësit e tij, ka gjasa ta lërë Amerikën të zhytur në luftëra në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pavarësisht mungesës së mbështetjejes publike.

Megjithatë, ka tre arsye për të besuar se pushteti i Trump do të zbehet ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

Së pari, avokati Robert Mueller mund të provojë shkelje të rënda nga Trump, pjesëtarët e tij të familjes ose këshilltarët e tij.

Së dyti, Demokratët do të fillojnë të hetojnë tatimet e Trump dhe biznesin personal. Ka shumë arsye për të besuar se Trump ka kryer një evazion fiskal (siç e përshkroi New York Times kohët e fundit) dhe e ka pasuruar ilegalisht familjen e tij.

E treta, dhe më e rëndësishmja, Trump nuk është thjesht një politikan ekstremist. Ai vuan nga ajo që autori Ian Hughes kohët e fundit e ka quajtur “një mendje të çrregulluar”, e mbushur me urrejtje, paranojë dhe narcizëm.

Muajt ​​e ardhshëm mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për Amerikën dhe botën. Ndërkohë që pozita politike e presidentit Donald Trump dobësohet dhe pengesat me të cilat ai përballet rriten, shëndeti i tij mendor përbën një rrezik gjithnjë e më të madh.

Ai mund të shpërthejë me zemërim ndaj Muellerit, dhe ndoshta të përpiqet të nisë një luftë në mënyrë që të rivendosë autoritetin e tij. Ne nuk e kemi parë ende Trumpin shumë të zemëruar, por mund ta shohim së shpejti…

Jeffrey D. Sachs

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN