Kryeministri Edi Rama i ftuar në Real Story të gazetarit Sokol Balla foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër nga Presidenti Ilir Meta.
Ai tha se do t’ia dërgojë sërish Metës emrin e Lleshit për dekretim, dhe se nuk pret që arsyeja e refuzimit të jetë një lojë politike apo axhendë e fshehtë prej tij.
“Meqë Presidenti përmes shefit të kabinetit dërgoi një sms, se këtu jemi bërë katund sms-sh, më thirri takim dhe aty prisja që mos më paraqisë arsyet që u bë publike.
Ajo që kemi diskutuar me Presidentin ishte i hapur dhe konstruktiv, në dy pole të kundërta dhe nuk dua të bëj përcjellje të bisedës deri në nuanca që ai i ka bërë me mua.
Unë Presidentit i kam çuar një dekret, jo një kandidaturë. Presidenti ka kthyer në fakt një letër pa referenca. Unë do i çoj sërish një dekret Metës me emrin e Sandër Lleshin, dhe pas 7 ditësh do japë përgjigjen”-tha Rama.