MENU
klinika

Paralajmërimi për presidentin

Rama-Metës: Në pikëpyetje ekuilibri institucional i vendit

06.11.2018 - 10:40

Kryeministri Edi Rama, mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta, e ka quajtur si refuzim të paprecedentë.

Kreu i qeverisë iu përgjigj Metës me fjalët të cilat ai u shpreh se ia kishte thënë edhe personalisht në takimin dypalësh në Presidencë.

“Ndodhemi në një moment delikat, se vihet në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit,” tha Rama.

edi rama-konica.al
edi rama-konica.al

Kryeqeveritari gjithashtu paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.

Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.

Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave,” u shpreh Rama.