MENU
klinika

Bashkëpunimi ekonomik

Rama: Për 6 muaj me zero tarifa Kosovë-Shqipëri

26.11.2018 - 12:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e pestë tradicional të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në qytetin e Pejës, tha se brenda gjashtë muajve do të ketë zero tarifa ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama tha se është koha që të vendosen zero tarifat nga të dyja vendet.

Zero tarifa brenda gjashtë mujorit të parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipëri. Tash është koha që të vendosim tarifa 100 për qind e në veri dhe zero tarifa në jug”, tha Rama.

Ai ka folur edhe për vendosjen e tarifës prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Konica.al/