MENU
klinika

Deklarata

Rama zbulon bisedën me Min.Kosovar: What the f*ck!

26.11.2018 - 11:19

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një bisedë që i ka treguar ministri kosovar.

Ministri i Punës në Kosovë i ka treguar Ramës se si Serbia përpiqej të bindte përfaqësuesit e BE në Beograd që të hiqnin fjalën ‘Republika e Kosovës’ nga fjalimi që pritej të mbahej të nesermen në një aktivet ku merrte pjesë edhe shteti i Kosovës.

“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. What the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.”– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN