MENU
klinika

Marrëdhëniet e veçanta

Raportet e Metës: Veç Ramës e Bashës, me Berishën kimi tjetër

29.11.2018 - 22:03

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka treguar për raportet që ai ka me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Lulzim Bashës si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pari i shtetit shqiptar ka veçuar marrëdhënien me Berishën, ndërsa raportet mes tyre i ka shënjuar si të veçanta.

Teksa flet për marrëdhëniet me kryeministrin Rama, Meta thotë:

“Kjo është diçka e parëndësishme. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, kemi pasur edhe marrëdhënie problematike. Në detyrën që jam, për mua historitë e së kaluarës dhe raportet personale me asnjë nuk vlejnë. Për mua vlen sjellja institucionale, qëllimi i përbashkët për të cilin duhet bashkëpunuar.

Prioriteti im në raport me të gjithë në këtë detyrë është bashkëpunimi institucional.

-Çfarëdolloj çështje që të diskutohet nuk ka rëndësi. Kjo nuk i intereson askujt se çfarë pimë ne, kafe apo kakao në kuptimin personal, apo se çfarë shakaje bëmë.”

Ndërkohë lidhur me raportet që Meta mban me liderin e PD-së, Lulzim Basha, preferon të flasë shkurt duke thënë se janë vetëm raporte normale, institucionale, nuk ka ndonjë raport të veçantë.

Presidenti thotë se marrëdhënia me ish-kryeministrn Bersha përbën një dallim.

Ai i cilëson ato si marrëdhënie të veçanta, një kimi tjetër.