MENU
klinika

Lidhje e re...

“Rita po takohet fshehurazi me ‘Spider-Man’”

30.11.2018 - 16:01

Pak kohë më parë, kur ende nuk kishte publikuar albumin e saj të dytë “Phoenix”, Rita Ora u shpreh se nuk kishte kohë për një të dashur të ri, por tashmë situata ka ndryshuar.

Rita publikoi albumin “Phoenix”, i cili po korr një sukses të madh që në ditët e parë e në anën tjetër, këngëtarja duket se është në hapat e para të një lidhje të re.

“The Sun” shkruan së fundmi se Rita Ora ka filluar të takohet me aktorin, Andrew Garfield, i cili më parë ishte i lidhur me Emma Stone. Këngëtarja 28-vjeçare është në fazën e hershme të një romance me ish-yllin e Spider-Manit pas ndarjes nga Andrew Watt.

Ende është herët të flitet, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ngadalë po mundohen ta kuptojnë njëri-tjetrin. Oraret e tyre i bëjnë gjërat të vështira, por kanë një lidhje të vërtetë”, shkruan “The Sun”.


Tashmë deri në një reagim të personazheve në fjalë ende nuk mund të themi se Rita është në një lidhje të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Krijoi një lidhje dashurie me Heidin në Big Brother Itali

“Sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese vjen sonte LIVE në Shqipëri

Ja bashkëpunimet me yjet e muzikës

Mozzik publikon albumin e tij

Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV!

Meriton Mjekiqi prish miqësinë me Romeo e Donald Veshajn!