MENU
klinika

Ekonomia po mbështetet në paratë e pista?

Rritje ekonomike pa kredi

11.11.2018 - 14:11

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë, se në vitin 2017 kreditimi i biznesit ishte në nivelin më të ulët, që pas vitit 2008 dhe për tremujorin e dytë të 2018 kredia për investime ka rënë me 30% kundrejt paraardhësit. Ndërkohë, rritja ekonomike për 2018 zyrtarisht parashikohet mbi 4% të PPB!? Ku gjenden dhe cilat janë ato burime të financimit jashtë sistemit bankar, që mbështesin rritjen ekonomike shqiptare?

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, shprehet se burimet e financimit jashtë bankave, duhet të jenë në sasi mjaft të mëdha.

“Rritja me shumë herë e kërkesave për leje ndërtimi, hotele, rezidenca banimi,etj. sidomos në qytetet e mëdha me Tiranën në krye, për koncesione në HEC-e, energji diellore, transport, rrugë, banka, industrinë e bixhozit, etj., shkurt në sektorët e parapëlqyer për pastrim parash të zeza si dhe rënia e pandalshme e monedhës euro kundrejt lekut, shtimi i pranisë së kompanive të regjistruara në “parajsa fiskale”, provojnë, se kapitale të mëdha me origjinë të paqartë dhe jashtë bankave, janë në qarkullim në Shqipëri. Kapja nga policia e sasive të mëdha të parave cash të padeklaruara në kufi, në xhepat e individëve dhe shtimi në rritje i rasteve të shkatërrimit të grupeve të trafiqeve ndërkombëtare e shtojnë edhe më shumë dyshimin, se janë pikërisht burimet informale financiare, që po sigurojnë në masë të madhe rritjen ekonomike të vendit,” shprehet ai.

Sipas tij, koha kur shënohet rritja e fortë e financimeve jashtë bankare të kreditimit të ekonomisë shqiptare përputhet me fillimin e procesit të vetting-ut në sistemin e drejtësisë nga trysnia e fortë ndërkombëtare.Sipas tij, hyrja e detyruar nga jashtë e parave të fshehura në parajsa fiskale dhe nevoja për të pastruar paratë e korrupsionit dhe trafiqeve, po kushtëzojnë gjithë zhvillimin e sotëm politik dhe ekonomik të vendit. Të gjitha burimet e mësipërme të financimit bashkë pa dyshim mund të prodhojnë rritje ekonomike ne afatshkurtër pa patur nevojë për sistem bankar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreditimi i shtrënguar

Ahmetaj kritikon bankat

Parashikimet e Bankës Botërore

Ekonomia e rajonit do të rritet me 3.5%