MENU
klinika

Spondiloatroza

Ruani qafën dhe shtyllën kurrizore!

08.11.2018 - 14:55

Spondiloatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa e shtyllës kurrizore që preket më shumë është ajo e belit dhe kërbishtes.

I sëmuri ndjen dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit, deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri te zvergu. Kur bën radiografinë e shtyllës kurrizore vertebrat duken si të ngrëna, si sqep zogu, apo si sëpatë druvari.

Këto dhimbje shpeshherë pengojnë edhe frymëmarrjen. Këta të sëmurë kanë dhimbje të forta.

Spondiloatroza lumbare ka vetëm dhimbje të fortë të shpinës, që nuk e lejon të sëmurin të bëjë në disa raste as lëvizjen më të vogël, duke mbetur statik. Pacienti është mirë të qëndrojë në krevat të fortë ortopedik ose me dërrasa, që të mos lejohet përkulja e vertebrave, se sëmundja acarohet dhe lëvizja bëhet më e vështirë.

Kurse spondiloatroza cervikale e qafës, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si:

Dhimbje koke;

Marrje mendsh;

Humbje ekuilibri;

Mpirje të krahut;

Therje në zemër;

Shtrëngesa të gjoksit;

Bllokim të frymëmarrjes;

Dhimbje ndërmjet shpatullave.

Spondiloatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riparohet, por qetësohet me mjekime dhe masazhe, banja termale që në shumë raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite.

Spondiloatroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen deri në një farë mase të konsiderueshme me masazh me vaj apo akull, fizioterapi kineze, pra 1 seancë prej 30 minutash për 10-15 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN