MENU
klinika

Dënimi 3 vjet burg

Sarandë/ Arrestohet 63 vjeçari, i dënuar në mungesë

27.11.2018 - 09:17

Një 63-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga të Policisë në Sarandë.

Siç njofton policia, sarandioti ishte shpallur në kërkim për veprën penale të largimit nga vendi i aksidentit. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë vendimin me 3 muaj burg.

kolana e librave

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim S.S, 63 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar në nenin 273 të Kodit Penal.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 3 muaj e 18 ditë burg”, njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN