MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Serbia po vazhdon të keqpërdor institucionet ndërkombëtare

08.11.2018 - 18:00

Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i është përgjigjur deklaratës së homologut serb, Ivica Daçiç i cili ka thënë se INTERPOL-i do të mbushet me fletarreste për liderët kosovarë.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mund të ndodhë që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucionet ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani ndërsa tha se nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiqi.

Maqedoni

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me shumicë votash, drafti u nis për procedurë të mëtejme parlamentare.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen, por kjo nuk nënkupton se do të pranohen.

“Bëhet fjalë për kryengritje dhe luftëra të cilat populli jonë multi-etnik i ka udhëhequr, Maqedonia ishte gjithmonë multi-entike dhe popujt kanë marr pjesë në kryengritjet tona. Disa çështje do t’i thonë ekspertët me të cilët do të konsultohemi për këto tre propozime”, tha ai.

Kosovë

Në takimin i cili do të mbahet sot në orët e mbrëmjes në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të arrihet një para-marrëveshje në mes dy palëve.

Disa burime bëjnë të ditur se janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Maqedoni

Me fillimin e seancës të Komisionit për Çështje Kushtetuese ku u debatua për draft-amendamentet filloi edhe faza e dytë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Seanca e Komisionit kuvendar filloi dje me fjalimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili i sqaroi katër draft-amendamentet, ndërsa vazhdimi i kësaj seance ishte caktuar sot në ora 11:00.

Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes Facebook-ut, është pyetur edhe rreth lajmeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.

Në përgjigjen e tij, O’Connell ka thënë se fatkeqësisht kjo gjë ka ndodhur.

Kosovë

Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen në orët e mbrëmjes. /Konica.al/