MENU
klinika

Gati ligji i ri

‘Shërbimi, vaksinimi dhe matrikullimi falas’

16.11.2018 - 10:17

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të shërbimit veterinar, Urdhrin e Veterinarëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë fushë.

Ky takim kishte në qendër trajtimin dhe marrjen e mendimeve, problematikave dhe shqetësimeve të hasura gjatë hartimit të ligjit të Shërbimit Veterinar, i cili shumë shpejt do të kalojë në qeveri dhe më pas në parlamentin shqiptar për miratim.

Për Ministrin Peleshi ky ligj synon garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë popullatën dhe dhënien fund të ngërçeve të deritashme në lidhje me kompetencat që duhet të kryejë çdo dikaster shtetëror, duke ndarë detyrat dhe rolet përkatëse.

“Ju e di që sot që flasim kemi veterinerë të bashkive, kemi veterinerë të ish- drejtorive të bujqësisë. Kemi veterinerë të klinikave veterinare, kemi veterinerë autonomë, kemi veterinerët e AKU-së. Secili bën një rol të caktuar të segmentit të kontrollit ushqimor, të mirëqenies së kafshëve, por duke qenë shumë institucione shpeshherë këto segmente, këto hallka mbivendosen njëra me tjetrën dhe bëjnë që shërbimi, kontrolli dhe monitorimi të kolapsojnë.”

“Reforma veterinare që është pjesë e Ligjit të Veterinarisë, ..parashikon thjeshtimin e strukturës së institucioneve të kontrollit, monitorimit, shërbimeve veterinare. ..Nga ana tjetër AKU-ja do ta zgjerojë fushën e vet të kompetencës dhe përgjegjësisë. Për të mundësuar realisht nga ferma në tavolinë.

“Çfarë do të ndodhë me agjencitë e sapokrijuara të Shërbimit Veterinar?
Nuk do të ketë më të gjitha funskionet nga policimi deri tek shërbimet, por do ta ketë më të qartë, fushën e vet të përgjegjësisë. Do të shtohet në numër, pra numri i veterinerëve, ne synojmë të arrijë mbi 500 veterinerë. Sot kemi 166.

Më këtë numër veterinerësh që ne synojmë të arrijmë në zbatim të ligjit që do të miratohet së shpejti, për Shërbimin Veterinar, ne ia dalim të kemi në çdo njësi administrative, së paku një veteriner Ne synojmë të ofrojmë pa pagesë për fermerini, me punën e veterinerëve tanë, që do të jenë veterinerë të paguar, rrogëtarë, veterinerë të paguar të Agjencisë së Shërbimit Veterinar, do të bëjnë shërbimin e vaksinimit dhe të matrikullimit falas, pa asgjë pagesë për fermerin.- ka thënë ministri Peleshi.

Ministri ka ftuar të gjithë aktorët të luajnë një rol aktiv në përgatitjen e këtij ligji, i cili parashikon një revolucion në sektorin bujqësor dhe blegtoral.

"Mundësi e dytë deri me 20 nëntor, më pas...”

Tatimet “piketojnë” bizneset me risk për pagat

Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €

‘Shkundja’ e tërmetit ende pasoja në buxhet!

"Do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më..."

Tatimet: 37 mijë biznese me risk për nëndeklarim pagash