MENU
klinika

Konkurrenca e Apple, Samsung dhe Fitbit

Shitjet e smartwatch pësojnë rritje marramendëse

05.11.2018 - 22:17

Tregu i smartwatch po rritet në një ritëm të qëndrueshëm.

Në tremujorin e tretë, dërgesat globale regjistruan + 67% nga viti në vit, duke arritur në 10 milionë njësi krahasuar me 6 milionë pajisje të regjistruara në të njëjtën periudhë në 2017.

Të dhënat janë dhënë nga hulumtuesit e Strategy Analytics, të cilët konfirmojnë udhëheqjen e Apple.

smartwatches-konica.al
smartwatches-konica.al

Ndërmjet korrikut dhe shtatorit, kompania nga Cupertino ka shpërndarë 4.5 milionë Apple Watch, 25% më shumë se 3.6 milionë të vitit të kaluar.

“Apple është duke u përballur me konkurrencën në rritje nga Samsung dhe Fitbit”, thonë analistët, të cilët mendojnë se Apple Watch Series 4 ishte “një shtesë absolutisht e nevojshme për arsenalin e Apple”.

Fitbit, në sajë të smartwatchit Versa, renditet e dyta në treg me 1.5 milion njësi të dorëzuara (ishte zero një vit më parë).