Shkatërrohet nga policia italiane një bandë e trafikut të drogës, mes të cilëve arrestohen edhe shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar 20 persona gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.
Mësohet se aksioni u përqëndrua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias. Policia pas një viti hetimesh ka verifikuar se droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia.
Ndërkohë që si bazë e grupit ishte Sal Salvos e Vasto. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas dhe nën hetimin e Antimafias Italiane.