MENU
klinika

Deklarata

‘Shpellar!’/ Veliaj sqaron popullin: Nuk e kisha me ju, por me ata të Saliut

14.11.2018 - 14:57

Kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e bashkisë.

Ndonëse u raportuar se me termin ‘shpellarë’ iu drejtua protestuesve, Veliaj shkruan në “Twitter” se shpellarë ka quajtur deputetët e Saliut që iu sulën barbarisht zonjave police.

Kreu i Bashkisë shkruan gjithashtu se shpronësimet do të jenë 100% edhe pse shumica e ndërtesave janë loto, lavazhe e 8 kate pa leje.

“Sqarim: – shpellarë quajta deputetet e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorike

– Saliu i vrau me plumba në mish në bulevard, le më t’i lejonte te dera

– Shpronësimet 100% edhe pse shumica loto, lavazhe e 8 kate pa leje”, shkruan Veliaj.

Banorët e zonës së njohur si Astiri në Unazën e Re kanë protestuar prej disa ditësh kundër prishjes së banesave të tyre për projektin e Unazës së Madhe. Ata kanë deklaruar se duan dëmshpërblim me vlerën e tregut ndryshe nuk dalin nga banesat. Ndërkohë qeveria ka ofruar 3 vite bonuse qiraje për ta.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD