MENU
klinika

Sipas kërkesës së INTERPOL-it

Shtetasi i Maqedonisë ndalohet në Kosovë

22.11.2018 - 14:46

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, ka ndaluar të pandehurin S. R., shtetas i Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Sipas komunikatës dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i pandehuri ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia.

Dyshohet që më 06 gusht 2018, i pandehuri në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’, e paraparë në nenin 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 kilogram substancë narkotike, e llojit Kanabis“, thuhet në kuminikatën për media.

Para dy ditësh Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, e cila u mbajt në Dubai nuk votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor. /Konica.al/