MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Si mund të zgjidhet konflikti SHBA-Kinë?

24.11.2018 - 12:17

Përpara takimit midis Donald Trump dhe Xi Jinping në samitin e G20 në Buenos Aires, është e vështirë të jesh optimist se do të ketë përparim në marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës. Por ka një axhendë,  një listë gjërash që duhen bërë nëse dy udhëheqësit duan me të vërtetë të zgjidhin konfliktin.

Zgjidhja e konfliktit SHBA-Kinë tani është urgjente. Lufta sa vjen e përshkallëzohet ndërkohë që rreziqet shtohen. Këto rreziqe mund të shmangen, por vetëm nëse të dy liderët janë të gatshëm për kompromis.

Në kundërshtim me atë që mendojnë amerikanët, problemi nuk është deficiti i jashtëm i tregtisë dypalëshe midis dy ekonomive më të mëdha të botës, por kryesisht një rritje e pabarazive makroekonomike për të dyja palët: Kina kursen shumë dhe SHBA-ja kursen shumë pak. Këto krijojnë pabarazitë shumëpalëshe të tregtisë që nuk mund të zgjidhen me përpjekje dypalëshe.

Kina është mbështetur shumë tek SHBA si burimi kryesor i kërkesës së jashtme për eksportet. Por Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për importe me kosto të ulët nga Kina për të arritur qëllimet dhe Kina mbetet blerësi më i madh i Shteteve të Bashkuara.

Kina, po e zhvendos modelin e saj të rritjes ekonomike nga prodhimi tek shërbimet, nga eksporti tek konsumi i brendshëm, dhe nga teknologjia e importuar tek risitë indigjene. Kështu, SHBA ndjehet e kërcënuar nga një partner që po ndryshon rregullat e kësaj marrëdhënieje.

Në një kohë kërcënimesh gjithnjë e më shumë në rritje,  takimi i ardhshëm midis Trump dhe Xi ofron një mundësi për të riformuluar konfliktin si një sfidë strategjike për dy ekonomitë kryesore të botës. Katër çështje duhen marrë parasysh:

kolana e librave

Qasja në treg: Pas dhjetë vitesh negociata, është koha për një traktat bilateral të investimeve SHBA-Kinë (BIT).

Ruajtja: Të dy vendet duhet të angazhohen. Shtetet e Bashkuara duhet të kursejnë më shumë, dhe të reduktojnë deficitet tregtare me Kinën ose me ndonjë partner tjetër tregtar. Në të njëjtën kohë, Kina duhet të kursejë më pak.

Siguria kibernetike: sfera dixhitale është fushë beteje e Epokës së Informacionit. Të dy vendet duhet të marrin rolin udhëheqës në krijimin e një marrëveshje kibernetike globale.

Dialogu: Është e frikshme që të dy presidentët po takohen përsëri. Një sekretariat i përhershëm që do të merrej me bashkëpunimin mes vendeve me kohë të plotë do të ishte shumë më produktiv.

Përpara takimit midis Donald Trump dhe Xi Jinping në samitin e G20 në Buenos Aires, është e vështirë të jesh optimist se do të ketë përparim në marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës. Por ka një axhendë,  një listë gjërash që duhen bërë nëse dy udhëheqësit duan me të vërtetë të zgjidhin konfliktin. Bota është gjithë sy e veshë tek ata…

Stephen S. Roach, ish-Kryetar i Morgan Stanley Asia dhe ekonomisti kryesor i firmës, është një anëtar i lartë në Institutin Jackson të Çështjeve Globale të Yale University dhe një lektor në Yale’s School of Management.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Pasojat e globalizmit