MENU
klinika

Produkte natyrale

Si t’i eleminoni thinjat e parakohshme

19.11.2018 - 13:36

Float e thinjur janë shumë të zakonshme teksa rritesh, por nuk duket mirë nëse ato janë të parakohshme. Flokët janë si një kurorë e trupit dhe përfaqësojnë moshën dhe shëndeti. Stili i  jetesës dhe stresi aktual është shkaku kryesor për fijet e parakohshme gri të flokëve dhe nganjëherë bëhet e pamundur për të hequr të gjithë stresin dhe tensionin nga jeta jonë. Gjëja  më e rëndësishme që duhet të bëni për të shmangur të gjitha shenjat e plakjes, duke përfshirë dhe ngjyrën gri  të flokëve është të ndiqni një dietë të shëndetshme, shpresoj që të gjithë ta bëjmë këtë. Tani do të tregojmë  ilaçin tonë si të heqim qafe flokët e parakohshme gri pa asnjë kimikat.

Për këtë, do t’ju duhet vetëm 1 përbërës dhe kjo është lëkura e patates.

Përgatitja:

Merrni një tas me  lëkura patatesh

E  përzieni atë me dy gota ujë dhe vlojeni duke e lënë të ziej për rreth pesë minuta

Lereni derisa të ftohet pak.

Maska është gati për tu përdorur

Aplikimi:

Shamponi flokët dhe pasi ti keni shpëlare i fshini me një peshqir të buta sa të thani ujin.

Me  ndihmën e një furçë aplikoni ujin e lëkurave të patates në të gjithë flokët dhe lereni derisa floku të thahet vetë, më pas shpëlajeni me ujë të vaket.

Përsëriteni këtë process 2-3 herë në javë.