MENU
klinika

Deklarata

Tahiri-Ambasadës Amerikane: Flet për hetimin më shumë se unë vetë

20.11.2018 - 19:55

Më herët, Ambasada Amerikane, përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook, vlerësoi drejtësinë shqiptare për dënimin që i dha Emiljan Shullazit, ky i fundit, ka qenë një nga emrat e parë, i akuzuar nga Ambasada Amerikane, para disa kohësh, si një kriminel i padënuar.

Në postimin e saj Ambasada Amerikane i ka kërkuar drejtësisë shqiptare, hetimin e plotë, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Kjo, nuk i ka pëlqyer aspak Tahirit, i cili ka reaguar menjëherë, ku i ka kërkuar Ambasadës Amerikane që të heqë dorë nga shpifjet, pasi ai ka marrë pafajësinë nga autoritetet italiane.

Reagimi i plotë:

“Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vetë. Ndodhi sërisht edhe sot!

Ndërsa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhës të vjelli banakut duke më bërë mua simbolin e dështimit të reformës në drejtësi.

Reformës në drejtësi në Itali e ka fjalën ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe përfundimi ishte SE NUK KAM ASNJË LIDHJE me gjithë llumin që e ka mbushur opinionin publik soji këtyre këtu.

Se ç’lidhje ka reforma në drejtësi këtu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë që më takonte, këtë nuk e gjen dot as ky analisti në kulm të ligësisë së vet.

Por është motiv i bollshëm për të hedhur baltën e rradhës, siç kanë bërë me pash deri sot.

Unë nuk besoj kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykatë mu si ky klubi i analistëve palaço që ka me kile në vendin tonë, ndaj e përshëndes prononcimin me besimin se duam e presim të njëjtën gjë; DREJTËSIA TË BËJË DREJTËSI!”

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!