MENU
klinika

Mosdekretimi i Lleshit

Taktika e Ramës/ Dërgon Ruçin që të bindë presidentin Meta

05.11.2018 - 11:58

Pas takimit 90 minutësh me dyer të mbyllura të Edi Ramës me Presidentin Meta në Presidencë për shkak të mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, duket sikur maxhoranca po tenton edhe mënyra të tjera për ta bindur presidentin që të reflektojë lidhur me këtë vendim.

Bëhet e ditur se sot Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkuar në zyrën e Presidentit Meta, ku dhe mendohet që tema e takimit ka lidhje me mosdekretimin e Lleshit.

Meta nuk dekreton ende Sandër Lleshin konica.al

Kryeministri Rama ndërkohë në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, është shprehur se nuk ka marrë shpjegime nga Presidenti.

Presidenti nuk ka dhënë asnjë arsyetim për mosbindjen e tij për kandidaturën e Sandër Lleshit”, ka thënë kryeministri Rama në mbledhje deputetëve të tij.