26.11.2018 - 21:57
Shënjestra e atentatit pas të shtënave mbrëmjen e sotme në kryqytet, është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata.
Bëhet me dije se 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.