MENU
klinika

Bisedimet për emrin

Tekstet shkollore u dorëzohen ekspertëve grek

04.11.2018 - 12:15

Kryetari i Komisionit të Maqedonisë për heqjen e irredentizmit, Viktor Gaber, ka konfirmuar se ka dorëzuar të gjitha tekstet shkollore të Maqedonisë ekspertëve grekë.

Udhëheqësi i ekip të Maqedonisë është i kënaqur me bisedimet fillestare dhe u shpreh se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim.

Në takimin në Selanik është miratuar rregullorja për punë, me çka është konfirmuar dinamika e takimeve të ardhshme.

Duke qenë se bisedimet janë në një fazë të hershme, Gaber nuk zbulon se cilat janë temat që sipas tij, do të shkaktonin më shumë polemika. Lidhur me toponimet në tekstet shkollore, siç është thirrja e Thesaloniki apo e Selanikut, Bitolës apo Manastirit, ai thekson se në këtë pjesë përdoren konventa ndërkombëtare që janë të favorshme për Maqedoninë. /Konica.al/