Në takimin i cili do të mbahet sot në orët e mbrëmjes në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të arrihet një para-marrëveshje në mes dy palëve.
Disa burime bëjnë të ditur se janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sonte në zyrën e Mogherinit do të ketë një para-marrëveshje, e cila do të shënojë zhvillim në dialogun Kosovë-Serbi”, thonë këto burime.
Ndryshe, dje në njoftimin e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini u tha se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve. /Konica.al