MENU
klinika

Pronat në veri të Kosovës

Thaçi e dërgon në Kushtetuese Haradinajn

19.11.2018 - 14:45

Zyra Ligjore e Presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

Në kërkesën e Zyrës Ligjore të Presidentit, i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë dy nene të Kushtetutës së Kosovës.

Në pjesën ku saktësohet kërkesa e Zyrës Ligjore të Presidencës, thuhet se në pajtim me Kushtetutën, llojet e pronës duhet të jenë të rregulluara me ligj, ku do të hynte edhe rregullimi i pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës.

Në argument thuhet se procedura me legjislacionin në fuqi për kthimin e pronave nga komunat, tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave, përcakton se Agjencia Kosovare e Privatizimit është autoriteti që merr vendim për aprovimin e kërkesave të parashtruara nga autoritetet lokale.

Presidenca ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të qartësojë rastet kur nuk ka procedurë apo nuk respektohet procedura përkatëse në fuqi. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë