MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’

18.11.2018 - 17:44

Kosovë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se “Presidenti Thaçi negocion së  koti me Vuçiçin, sepse ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në llogarinë tonë”.

Ai në një intervistë për “Istinomer”, ka thënë se “Thaçi është i vetmuar, nuk e ka përkrahjen e popullit, sikur që nuk e ka as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash. Thaçi e ka humbur edhe kredibilitetin edhe autoritetin”.

Kosovë

Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ku më 20 nëntor do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të sigurisë.

Me rastin e fillimit të kësaj Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ka reaguar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Mali i Zi

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg. Fotot tregojnë kalimin e ish-kryeministrit maqedonas nga Mali i Zi drejt Serbisë për te mbërritur me pas ne Hungari.

Mediat kanë publikuar gjithashtu edhe itinerarin e Nikolla Gruevskit, i cili u largua nga Maqedonia më 8 nëntor, data e fundit kjo që është takuar edhe me avokatin, ndërsa më 11 nëntor, ai dyshohet se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht duke kaluar ne afërsi te doganës se Bllacës dhe brenda ditës ka kaluar në Mal të Zi, përmes Hanit të Hotit.

Maqedoni

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut organizon Marshin e 10-të të tolerancës, duke filluar nga ora 12:00. Rruga e marshimit fillon nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, rruga Maqedonia, përpara Universitetit të EJL në çarshinë e vjetër të Shkupit.

Zhvillimet politike dhe sociale në dekadat e fundit kanë krijuar një kontekst në të cilin shumë shpesh shndërrohet në përdorimin e formave të ndryshme të dhunës, konteksti në të cilin urrejtja vazhdimisht shkatërron kohezionin e  brishtë social në vendin tonë.

Serbi

Sa më shumë që po afrohet dita e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Kjo për faktin se në listat e INTERPOL-it ndaj të cilëve do të lëshohet urdhëratrrest mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas gazetës “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviç.

Maqedoni

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DMPNE kanë reaguar ndaj ndotjes së ajrit në vend dhe propozon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit.

Nga atje thonë se në raportin më të fundit, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë jepen të dhëna zhgënjyese ku sipas asaj tre mijë njerëz çdo vit janë një viktimë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ajrit.

Kosovë

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka nisur punimet në Dubai, ku përveç tjerash do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë.

Punimet e Asamblesë do të zgjasin deri më 21 nëntor. Sot pritet të zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL-it me mandat një vjeçar. Kjo pasi ish-lideri i INTERPOLIT u ndalua në Kinë. /Konica.al/