MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës së Shkodrës

Trafikantët e 11 sirianëve/ Përgjimet zbulojnë organizatorin

03.11.2018 - 17:26

Prokuroria e Shkodrës, ka bërë me dije se në bazë të zbardhjes së përgjimeve, organizatori është shtetasi Pjeter Preka, i shpallur tashmë në kërkim.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lerë në burg me afat 30 ditor 3 prej të arrestuarve të operacionit Gre – Hot që ndihmuan kalimin e 11 sirianëve në kufi me Greqinë e Malin e Zi.

Ndue Ulaj, 33 vjeç, Griseld Dekovi, 24 vjeç dhe Gjokë Murçaj, 33 vjeç do të qëndrojnë sipas vendimit një muaj në burg.
Ndërsa dy të tjerët Sajmir Karaj, 34 vjeç dhe Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë, u liruan me garanci pasurore.

Avokatët mbrojtës kërkuan për të gjithë të arrestuarit masë më të lehtë sigurie, por nuk u pranua nga Gjykata.

I gjithë grupi akuzohen për dhënie ndihme 11 sirianëve që të kalonin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në Mal të Zi. Gjashtë shtetas sirianë u ndaluan ndërsa po transportoheshin dhe 5 të tjerë në një hotel në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër