MENU
klinika

106-vjetori i Pavarësisë

Trump uron shqiptarët: Jemi aleatë!

28.11.2018 - 17:13

Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, pasi përkon me 106-vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga krerë shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë.

E mes këtyre mesazheve nuk mund të mungonte urimi i Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku.

Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.”, thuhet në urimin e Trump.