13.11.2018 - 18:46
Protesta tek Unaza e Re vijon me qindra qytetarë që kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për tërheqje të vendimit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Prej 20 minutash kanë bllokuar Unazën nga të dyja krahët duke mos lejuar makinat të qarkullojnë.
Madje ata u kanë vënë zjarrin gomave në asfalt duke shkaktuar flakë e tym.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët”, ata kërkuan të mos preken shtëpitë e tyre.
Pak minuta më parë, kaloi një ambulancë, por banorët i hapën rrugën po me të njëjtën thirrje
Me dhjetëra automjete kalojnë trafik ndarëvese nga krahu tjetër ose kthehen pas, për të shmangur ngecjen në trafik.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Heqja e simbolit të Shqiponjës