MENU
klinika

Detajet

Unaza/ ‘Janë pritur 60% e të prekurve, vlerësimi të hënën’

23.11.2018 - 12:06

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se deri më tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës së Re “Rehabilitim mbikalimi pallati me shigjeta-rreth rrotullimi shqiponja”.

Përgjegjësja Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda është shprehur se deri më tani 50 qytetarë të paraqitur kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të zonës së Astirit dhe që preken nga projekti se nëse kanë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH.

“Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare. Pra, deri më tani, 50% e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes”,u shpreh Holta Deda.

Ajo u bëri apel qytetarëve që ditën e hënë të mirëpresin grupet e punës së inxhinierëve që janë bërë publike në media, për të bërë vlerësimin real të banesave në prani të tyre.

“Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Venidmit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë. Gjithë ekipi i inxhinierëve të ARRSH e ndjekin me një prioritet maksimal kryerjen e procedurave ligjore të shpronësimit të Unazës së Tiranës”- tha Deda.