MENU
klinika

Shoqërohet djali i pronarit të lokalit

‘Unaza e Madhe’ / Basha takim me protestuesit në lokal

14.11.2018 - 11:47

Policia ka shoqëruar sot në komisariatin nr 6 të kryeqytetit një prej banorëve protestues në zonën e ‘Astirit’, shtëpia e të cilit preket nga zbatimi i projektit për Unazën e Madhe.

Deputetë të PD mbërritën pranë komisariatit nr 6 në kryeqytet, ndërsa akuzuan uniformat blu se kanë shoqëruar në gjendje jo të mirë shëndetësore, djalin e familjes, që zotëron lokalin, në të cilin kryedemokrati Basha zhvilloi takimin me një përfaqësi të protestuesve disa ditë më parë.

Policia e shtetit, konfirmon shoqërimin në polici të shtetasit me inicialit, D.P, i cili po sipas të njëjtave burime do të ndiqet penalisht në gjendjen të lirë. Krahas të riut të shoqëruar ditën e sotme, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, protestues së Unazës së Re.

Prej ditësh banorët e njohur si zona e ‘Astirit’ në kryeqytet protestojnë kundër vendimit për prishjen e banesave të tyre, ndërsa tregojnë se urdhri për të lënë shtëpitë nuk ka qenë i njoftuar në kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN