MENU
klinika

Dita e 22-të e protestës

Unaza e Re/ Basha premton fakte të reja për projektin

25.11.2018 - 17:40

Banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme në ditën e 22 të tyre.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se nesër PD do publikojë fakte të reja për projektin që ai e quan korruptiv.

Sipas Bashës, policia ka dhunuar qytetarët të cilët protestojnë për të drejtat e tyre duke mos kursyer as të miturit.

basha-konica.al
basha-konica.al

“Është një provë e qeverisë së Edi Ramës, dhe i mban ata si të burgosur politikë dhe liron kriminelët. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse se sa e madhe është kjo vjedhje.

Arrestimi dhe keqtrajtimi 12 qytetarëve nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së medias. Kanë rrahur një 17-vejcar dhe imagjino se çfarë ka ndodhur me të tjerët.”– tha Basha.