MENU
klinika

Baleti Shqiptar i Kosovës

Vallja e Osman Takës së shpejti në ritmin e Sinan Kajtazit

03.11.2018 - 15:15

Sinan Kajtazi është një artist i talentuar multidisiplinar në dy dashuri, në dashurinë e parë të profesionit, atë të balerinit dhe atë të muzikantit të klarinetës. Po ai në zemër ka të dyja anët, si Shqipërinë dhe Kosovën. Është i dashuruar me traditën e popullit shqiptar. Mbi supe ka një  karrierë me 50 shfaqje që  me profesionalizmin e tij shpërshfaq e elegancës e tij në balet.

Ai është rritur në skenën e Teatrit Kombëtar aq sa njeh dhe plasaritjet, erën e dërrasave të saj. Është diplomuar në 2005, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. Edhe gjatë shkollimit ka marrë pjesë nëpër shfaqje të Trupës së Baletit. Në jetën e tij janë me mijëra urime e buzëqeshje të publikut si dhe duartrokitje që nuk kanë munguar gjithmonë për të.

Së fundi ai eksperimenton për të sjellë në skenë si koreograf dashurinë e tij të fundit për Osman Takën që është me nam në Shqipërinë e Jugut me vallen e tij. Zona e Çamërisë ka një traditë të pasur në këngë dhe valle, sa pothuesje gjysma e repertorit të tabanit popullor janë nga kjo zonë që janë huazuar dhe nga zona të tjera në jug të vendit.

Edhe beu u dashurua dhe u mahnit me vallen e Osman Takës, edhe populli që e ndoqi nga pas me vallet e tij, së fundmi edhe Sinani që po e prek së afërmi këtë dëshirë të tij.

Po si është ngjarja e valles së Osman Takës që e frymëzoi kaq shumë Sinan Kajtazin?

Kjo valle në fakt është Valle e Burrave të Kondispolit dhe ka shprehitë e saj të burrërisë, elegancës dhe virtuiozitetit, ndërthurja e karaktereve të njeriut me muzikën gërshetohet dhe shkrihet në një në harmoni dhe lëvizje pothuajse perfekte.

Në kohën e perandorisë Osmane kur pjesa e Shqipërisë ishte e pushtuar ndodh dhe historia e valles.

Osman Taka vinte nga një familja e shquar patriotike e Takajve të Kondispolit. Kondispoli nga ana ushtarake varej nga Karrakolli i qafë Botës, dhe një dytë dy gra nga familja e tij ngacmohen nga ushtarët.

Ushtarët i ndaluan në rrugë dhe i ngacmuan sa ato vajtën në shtëpi të turpëruara pas punëve që kishin për të bërë. Osman Taka me odën e tij bien në përfundim se duhen të ndërshkohen dhe nga ky vendim ngelën të vrarë gjithë ushtarët.

Vetëm një ushtar ngeli i gjallë për t’i dërguar fjalë komandantit në Janinë nga Osman Taka. Ky u tërbua dhe vuri në dispozicion 5 mijë napolona flori dhe kjo erdhi me ferman të Portës së lartë.

Me anë të një besëprerje Osman Taka kapet dhe këtu fillon historia e këtij të dënuari.

Që të bëhej shembull në gjithë Filatin, Valiu i Janinës, Hasan beu së bashku me gruan e tij Xhemile Hanëmi, të vendosur në dy kolltuqet e parë, për të ndjekur ekzekutimin që do të bëhej nga kadiu turk, Mexhit bej, po shikonin me vëmendje të madhe, miletin që kishte mbushur sheshin kryesor të Filatit.

Valiu donte t’ua bënte mësim arnautëve të Çamërisë këtë ekzekutim me varje, që  të mos nxirrnin probleme perandorisë turke.

Osmani kur mori fjalën e fundit, pasi shau perandorinë për padrejtësitë që i bënë, pasi nuk u pendua për hakmarrjen për nderin e tij të prekur, iu drejtua Kadiut për të kërcyer Vallen e Burrave të Kondispolit me një sufra dhe sazet e Filatit të Konispolit, me orkestrën e Braho Salametit.

Kjo orkestër erdhi shpejt dhe melodia vërshoi. Vallja vërshoi si lumë bashkë me oshëtimin e tij duke u kërcyer aq bukur e këndshëm, burror nga Osman Taka, në mënyrë të përkryer sa mahniti Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin të cilët u çuan në këmbë.

Ai  tha: ‘’Nuk kam parë burrë si ky, i hijshëm, trim, elegant, nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist, ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!”

Aq shumë u muhanitën nga vallja sa kërkuan të falej dhe të ndryshohej femrani si dhe të kërcehej përssëri vallja. Osmani e kërceu më me krenari dhe me virtuozitet, Vallen e Burrave të Konispolit, ku kjo vallë i shpëtoi jetën Osmanit dhe trimave të tij. Më pas kjo valle  mori emrin Vallja e Osman Takës.

Tashmë kjo legjendë do të vijë e profesionalizuar në art nga shfaqja e cila ka filluar që të vihet në jetë nga Trupa e Baletit të Kosovës.

Sipas tij kjo histori ka potencial ta rizgjojë dhe ta kënaqë publikun.

Sinani mendon se kjo shfaqje ka pasur realizmin e asaj kohe, dhe nuk vjen si një mit, po si një vërtetësi dhe dëshiron ta sjellë në lartësinë e duhur. Ai ka punuar gjithashtu dhe për muzikën e shfaqjes ku ai ka dashurinë e tij të dytë, muzikën. Për atë kjo është mënyrë për të shfaqur edhe më mirë shfaqja.

Kujtojmë se nga kjo Trupë e Balerinëve, balerini Sinan Kajtazi është i dyti që po realizon koreografinë për një shfaqje.

Sipas Kajtazit puna e koreografëve të njohur të cilët kanë punuar së bashku me trupën ka shërbyer si një shkollë, për të marrë hapat bazë e për të sjellë shfaqje që do mbajnë të vulosur emrin e tyre si koreografë.

Në këtë shfaqje sipas kultplus do të performojnë balerinët: Abetare Hyseni, Aulona Nuhiu, Besarta Shaljani, Donmir Bilalli, Drilon Podrimçaku, Elmedina Berisha, Fatmir Smani, Fisnik Smani, Ilir Krasniqi, Jeta Musolli, Liridon Mziu, Luljeta Ademi, Marigona Hoxha, Mergime Morina, Mimoza Bytyqi, Muhamet Bikliqi, Niki Musolli, Nora Gashi, Sead Vuniqi, Teuta Krasniqi, Vjollca Llugiqi, Vlora Prizreni. Kostumet janë realizuar nga Vesa Kraja ndërsa skenografia nga Aziz Maloku.

Përgatitjet e trupës së baletit do të performojnë në teatrin kombëtar në Prishtinë në 6 dhjetor.

Nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit