MENU
klinika

Dreka ceremoniale

Varrezë serbe në Shkodër

22.11.2018 - 18:43

Të dielën, me 7 Tetor, 2018 përfaqësuesit e shoqatës “ Moraça-Rozafa” dhe shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” në bashkëpunim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Serb të Malit të Zi , së bashku me pasardhësit e të rënëve dhe të plagosurve të ushtrisë serbe dhe malazeze në çlirimin e Shkodrës gjatë viteve 1912-191, vendosën Kryqin memorial në fshatin Gajtan.

Parastosin për të rënët dhe bekimin e kryqit e shërbyen protojerej Predrag Shqepanoviq dhe Jovan Plamenac.

Në shërbesën e parastosit dhe ceremoninë e vendosjes së kryqit në Bardhaj morën pjesë kryetari i këshillit kombëtar Serb të Malit të Zi, Momçillo Vuksanoviq, kryetari i Demokracisë së re Serbe, Andrija Mandiq, kryetari i shoqatës “ Moraça-Rozafa”, Pavlo Brajoviq, kryetari i shoqatës ortodokse “Shën Jovan Vladimir” Simo Ajkoviq, ish ministri për Fenë në Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, Budimir Dubak, historianët Bozhidar Bojoviq dhe Simon Gjuretiq dhe pasardhës të të rënëve dhe të plagosurve të ushtrisë Serbe dhe Malazeze në Shkodër, midis të cilëve dhe Vlajko Gjuriçanin, babi i të cilit është plagosur në këtë luftë, i cili kishte ardhur nga Australia pas 45 vjetësh për ti bërë nderimet të rënëve dhe për tu lutur për shpirtrat e tyre.

varreze serbe ne shkoder-konica.al
varreze serbe ne shkoder-konica.al

Pas parastosit dhe bekimit të kryqit, fjalën e rastit e mbajti protojerej Predrag Shqepanoviq.

Në emër të pasardhësve të të rënëve foli Budimir Dubak, ndërsa në emër të shoqatave përfaqësuese të Serbëve të Shkodrës foli Pavlo Brajoviq.

“Zoti i plotmëshirshëm le ti prehë në paqe të gjithë ata që ranë në këtë luftë për çlirimin e Shkodrës së lashtë gjatë 1912-1913 dhe ti japë një vend në parajsë, ndërsa sakrifica e tyre le të jetë një orientim për të gjithë pasardhësit, se si mbrohet nderi dhe dinjiteti i trashëgimisë së popullit të tyre.”

Siç raporton /identitet.al , në fund të ceremonisë, u organizua një drekë ceremoniale në Shirokë për të pranishmit.