MENU
klinika

Hetimet për ish-ministrin

Vendimi përfundimtar për Tahirin jepet brenda nëntorit

07.11.2018 - 11:07

Prokuroria për Krime të Rënda do të marrë vendimin nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi për ish-ministrin Tahiri apo do të ngrihet një akuzë ndaj tij, brenda muajit nëntor.

Ky vendim vjen pasi organi i akuzës administroi si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri-1-nentor-konica.al
Tahiri-1-nentor-konica.al

Ky vendim u dorëzua nga Tahiri dhe avokati i tij pak ditë më parë, në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Saimir Tahirit.

Sipas hetimeve italiane ish-ministri nuk ka qenë i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Në Shqipëri, Tahiri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.