MENU
klinika

Poet francez

Vetëvrasja e Sharl Bodlerit kushton 234 000 euro

05.11.2018 - 11:32

Një letër  e rrallë ka dalë në skenë në ankand nga Sharl Bodler. Shitet në ankand, me shumën marramendëse prej 234 000 eurosh, letra e vetëvrajes së Sharl Bodlerit.

Dje, gjatë një ankandi në Fontenblë, një letër shkruar në rininë e poetit francez, ku njoftonte qëllimin e tij për të kryer vetëvrasje fluturoi për një shumë tri herë më të madhe se vlerësimi.

Sukses i jashtëzakonshëm! Një letër nga rinia e hershme e poetit francez Sharl Bodëler, e cila lajmëronte synimin e tij për të kryer vetëvrasje u shit të dielën me 234.000 euro gjatë ankandit organizuar nga Shtëpia e Ankandeve “Osenat” të letrave të autorit të “Lulet e së keqes”.

 

 

Kulmi i shitjeve të ankandit arriti kur, kjo letër e Bodlerit, që datonte nga viti 1845, drejtuar zonjës së tij, Jeanne Duval, e cila ishte vlerësuar midis 60,000 dhe 80,000 euro, u shit tri herë më shtrenjtë. Tashmë do të jetë pjesë e një koleksioni privat francez, – saktësoi shtëpia e ankandit, e vendosur në Fontenblë, pranë Parisit.

“Kur t’ju bjerë në dorë kjo letër, zonjushë Jeanne Lemer, unë do të kem vdekur (…). Do vetëvritem, sepse nuk mund të jetoj më, se lodhja e përgjumjes dhe lodhja e zgjimit janë të padurueshme”, – shkruan poeti. Parashikonte të vetëvrijes pa shkaktuar pasoja të rënda, me një thikë. Në atë periudhë ishte 24 vjeç dhe do të jetonte edhe 22 vjet të tjera. Sharl Bodleri vdiq në vitin 1867, i rraskapitur nga sifilizi.

Në shitje ishin edhe tekste të tjera të Bodlerit. Në këtë koleksion u përshin edhe letrat e marra nga Barbey d’Aurevilly, Delacroix, Hugo, Manet. Letra e piktorit Eugene Delacroix u përvetësua nga muzeu Delacroix për një shumë prej 7540 eurosh, njoftoi shtëpia Osenat në një deklaratë.

(Marrë Le Figaro.fr)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!