MENU
klinika

Komisioni i Pavarur Kualifikimit

Vettingu/ Gjykatësja e Apelit të Vlorës përpara komisionit

13.11.2018 - 11:57

Në bazë të verifikimit të nisur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Vettingun në Drejtësi, sot mësohet se rradhën për të dalë përpara komisionit, e ka kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj. 

Trupi gjykues që po kryen procesin e rivlerësimit për Liçajn drejtohet nga Xhensila Pine, ndërsa anëtarë janë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Gjyqtarja Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë të cilën edhe u emërua më pas.