Të premten rezultoi që 14 milionë përdoruesve ju ishte vjedhur informacioni i të dhënave nga hakerat. Kjo përfshinte vendndodhjen, historinë e kërkimeve , informacione për lidhjet, fenë dhe të tjera.
Megjithatë, ndryshe nga hakimet e tjera në të kaluarën të cilat kanë përfshirë kompani të mëdha, Facebook tha se, nuk ka në plan të ofrojë shërbime mbrojtëse për përdoruesit në fjalë.
Një analist i tha BBC-së se, vendimi ishte “i papërtypshëm”, pasi kjo mund t’u vijë në ndihmë hackerave në të ardhmen, për të perfeksionuar metodat e sulmeve.
“Ky lloj informacioni mund të ndihmojë hajdutët të krijojnë programe sociale të vjedhjeve të bazuara në inxhinieri, falë viktimave të hackerave të Facebook”,- tha Patrick Moorhead.